Ministrja e Shtetit për Fëmijët refuzon të flasë për vrasjen e Mateos: Nuk kam kohë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka refuzuar të flasë sot kur është pyetur nga gazetarët nëse ka një koment për ngjarjen tronditëse që ka shokuar opinionin publik prej dy ditësh, kur një 8-vjeçar u vra mizorisht nga fqinji i tij.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Çfarë masash konkete jaqnë marrë në lidhje me rastet e abuzuara?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja: Unë jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarët: Dy minuta kohë ju marrim.

Ministrja: Mirupafshim, ditë të mbarë!

Pyetje: Dhe kjo është përgjigja juaj si drejtuese e institucionit?

Ministrja: Nëse nëse do kishit lexuar VKM që përcakton përgjegjësitë e mia do e kishit kuptuar edhe përgjigjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?