Ministrja e Turizmit: Shqipëria, një ndër 10 destiancionet që sygjerohet në 2024

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka bërë analizën vjetore sa i përket turizmit gjatë vitit 2023.

Kumbaro tha se Shqipëria renditet një ndër 10 destinacionet që sugjerohet në 2024.

“Shqipëria një ndër 10 destinacionet nga një gjigant në kompanitë e turizmit është një sukses i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Gjëja tjetër pozitive, nëse ishim mësuar se sezoni binte në shtator, vijojmë të kemi flukse të larta gjatë gjithë vitit. Jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor. Praktikisht menaxhimi, organizmi për rajonet e plazhit dhe niveli i pastërtisë ka një tjetër organizim më të mirë. Për 2024, i kemi mbyllur që vjen organizimin e hapsirave publike dhe atyre që jepen për menaxhim të përkohshëm të plazheve. Brenda marsit mbyllen të gjitha kontratat janë 1917 aplikime. Në 2023 rritëm sipërfaqen e plazheve publike. Gjatë 2023 kishim 50 % plazhe private dhe 50 % publike, kemi rregulla më strikte që kanë të bëjnë me pastërtinë, informacionin për turistët, rojet vrojtuese. qeratë arkëtohen nga bashkitë. 480 mln lekë u arkëtuan për bashkitë nga menaxhimi i plazheve. Do të vijojë në 2024 operacioni ‘plazhe të pastra”, tha ndër të tjera Kumbaro.

SHKARKO APP