Ministrja Gjermeni pritet pa flamurin shqiptar në Beograd

 

U zhvillua sot nё Beograd, takimi bilateral i Ministres sё Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni me Zёvendёskryeministren dhe Ministren e Ndёrtimit, Transportit dhe Infrastrukturës znj. Zorana Mihajlovic. I pranishёm nё kёtё takim ishte edhe Ambasadori ynё nё Beograd z. Ilir Boçka.

Gjatё takimit, u diskutua mbi mundёsitё e bashkёpunimit ndërmjet dy vendeve tona nё fushёn e planifikimit, integrimit dhe urbanizimit tё zonave informale dhe veçanёrisht krijimit tё sistemit elektronik tё lejeve tё ndёrtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në këtë takim zyrtar ra në sy mungesa e flamurit shqiptar. Në fakt, në sfond dallohet vetëm flamuri i Serbisë dhe ai i Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sa duket ambasada e Shqipërisë në Beograd dhe vetëm ministria e nuk e kanë patur aspak problem një gjë të tillë, përderisa në uebsajtet respektive nuk kanë patur asnjë reagim për një gjë të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?