Ministrja Kodheli takon Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland

Ndihmës Sekretarja  Nuland e falënderoi ministren Kodheli për kontributin e dhënë per ndihma në Irak. Me këtë veprim, tha Nuland, i kujtuat Europës rolin tuaj të rëndësishëm, si dhe përshendeti progresin e bërë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë këtij takimi, Kodheli e njohu Ndihmës Sekretaren Nuland me reformat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe u shpreh se “Shqipëria ka nisur modernizimin e Forcave Ajrore duke bërë kështu ndërrimin e armatimit nga ai lindor ne perendimor”.

Nuland, duke përshendetur këtë vendim të qeverisë shqiptare, tha se “ndërrimi i armatimit do të jetë një ndër objektivat e samitit të ardhshëm të NATO-s”. Gjithashtu, bashkëbisedueset u ndalën te zhvillimet politike në Shqipëri, biseduan për aktualitetin në rajon dhe vizitën e ardhshme të kryeministrit shqiptar në Beograd, situatën politike në Kosovë dhe u ritheksua angazhimi i Shqipërisë në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një vizitë edhe në senatin e SHBA.

SHKARKO APP