Ministrja Kushi zbardh detaje nga marrëveshja Shqipëri-Kosovë për pranimin e studentëve në universitete

Gjatë takimit të sotëm mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, u nënshkruan disa marrëveshje ndërqeveritare, ndër të cilat edhe një marrëveshje për pranimin reciprok të studentëve në universitete.

Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Ministres Kushi dhe homologes kosovare synon unifikimin dhe lehtësimin e procedurave të aplikimit, konkurrimit dhe regjistrimit për të dy vendet.

Me anë të kësaj marrëveshjeje ofrohen mundësi dhe kushte të barabarta për të konkurruar në universitetet e të dyja vendeve, duke lehtësuar dhe ulur në 3 ditë pune procedurat e njohjes së diplomave Bachelor dhe Master në të dy vendet respektive.

Shqipëria dhe Kosova do të kenë procedurat të unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.

Ministrja Kushi bëri të ditur se duke filluar nga viti i ardhshëm akademik një maturant shqiptar nga Shqipëria mund të konkurrojë në Kosovë me të njëjtat kushte, kritere dhe procedura si shqiptarët e Kosovës. Po kështu edhe një maturant shqiptar i Kosovës mund të vijë në Shqipëri t’i nënshtrohet njësoj kritereve dhe procedurave tona.

SHKARKO APP