Ministrja Manastirliu: Me 3 doza vaksinë, mbrojtja mbi 80% nga Omicron
Mbi 1 milion qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tre doza, tha ministrja Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në kuvend.
Deri në fund të këtij viti, sipas ministres do të jenë siguruar gjithsej 3 milionë doza nga vaksina të kompanive të ndryshme.
“Pak ditë më parë mbërritën mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa priten së afërmi edhe 375 mijë doza vaksine përmes mbështetjes së Bashkimit Europian për të arritur në 3 milion doza deri në mbyllje të këtij viti. Siç presim të kemi sasinë e parë të vaksinave J&J nga Covax.
Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu një kontratë të re me Pfizer prej 1.5 mln dozash me kompaninë Pfizer dhe do të vijojmë edhe më tej furnizimin me vaksina te tjera”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

