Ministrja Nikolla: Mësuesit nuk janë kërcënuar

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se po kërcënohen mësuesit e Dibrës për zgjedhjet bashkiake të 11 shtatorit.

Në një reagim dërguar mediave, ministrja Nikolla ka hedhur poshtë këto akuza të cilat gjithnjë e më shumë po cilësohen si një alibi e PD për mungesën e mbështetjes në Dibër, duke sqaruar se arsimtarët po përgatiten për sezonin e ri shkollor dhe nuk kanë lidhje me zgjedhjet për kryebashkiak të Dibrës.

Deklarata për shtyp e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla:

Swiss Digital Desktop Reklama

E vajtueshme politika e shpifjeve që në përditshmërinë e saj, sot zgjodhi të sulmonte Drejtorinë Arsimore Dibër nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërësisht e pavërtetë akuza se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës.

Fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike.

Nëse Partia Demokratike po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s’kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?