Ministrja Spiropali pret ambasadorin Gonzato: Shqipëria përmbylli me sukses procesin screening

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti këtë të premte në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Spiropali i uroi ambasadorit Gonzato suksese në misionin e tij në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me fokus veprimtarinë e parlamentit dhe të qeverisë.

“Shqipëria përmbylli me sukses procesin ‘screening’, duke dëshmuar se ka të gjitha kapacitetet për anëtarësim të plotë në familjen tonë natyrale politike, Bashkimin Evropian”, theksoi Spiropali në një reagim në rrjetet sociale.

“Integrimi është kryeçështje e agjendës sonë qeverisëse dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve dhe përmbushjen e detyrave deri në anëtarësimin e plotë në BE”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP