MINUTË PAS MINUTE/ Nis seanca për votimin e reformës
Daftit final i Reformës në Drejtësi eshte drejt miratimit tani ne Kuvend. Seanca e njoftua se do te niste ne oren 21:00, por per shkak te verifikimit te gjithe neneve te draftit nga PD, nisja e saj u be ne oren 23:25.
Seanca e orës 10:00 në Kuvend nuk ka vijuar normalisht me kalimin e reformës. PS dhe PD nuk kanë gjetur konsensusin. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se një reformë me vota të trafikuara dhe me presione do të sjellë pasoja për vendin. Ai kërkoi rinisjen e negociatave mes PD dhe ambasadorëve për të bërë sqarimet e fundit. Si do që të përfundojë çështja e konsensusit PS-PD, Meta tha se votat e LSI do jenë PRO reformës.
Vetëm pasdite palët kanë deklaruar se kanë arritur konsensusin.
Ndiqni zhvillimet minutë pas minute:
Ora 22:27 Nis seanca plenare. Fatmir Xhafa: Sot është një ditë e veçantë në historinë e parlamentarizmit në këto 26 vite të brishta të demokracisë tonë.
Ora 22:58
Lulzim Basha mbërrin në Kuvend: Fitore e gjithë shqiptarëve.
ORA 22:55
Drafti i ndryshimeve kushtetuese ka marrë votën unanime të komisionit për reformën. Tani ai pritet të shkojë në Parlament
ORA 19:50
Deputeti i PS, Erjon Braçe: Nuk është bërë asnjë cedim në draftin e reformës që dëmton projektin. Nëse do ishte ndryshuar diçka që linte drejtësinë në dorë të politikës unë do e votoja kundër. Do dilja kundër vullnetit të PS.
ORA 17:25
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar reformën si një arritje historike. Ai tha për mediat nga selia e PD-së, se demokratët duhet të ndjehen krenarë për këtë reformë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/625632220931022/?type=3&theater
ORA 19: 20
Burime nga Kuvendi njoftojnë se seanca për miratimin e Reformës në Drejtësi do të nis në orën 21:00.
ORA 19:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh grupin parlamentar. Informon deputetët mbi marrëveshjen e re të arritur mes partnerëve ndërkombëtarë dhe PS e LSI.
ORA 18:50
Zëvendës-kryeministri Niko Peleshi, nga oborri i Kuvendit përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes palëve për reformën në drejtësi. “Për dy orë votojmë me konsensus reformën në drejtësi. Tani nis sfida për implementimin”, deklaroi Peleshi.
ORA 18:55
Deputeti i PD, Astrit Patozi: Nuk ka nevojë për triumfalizëm në këtë çast. Kemi bërë atë që duhet ta kishim bërë kohë më parë
ORA 18:35
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi. “Falenderoj Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD Basha dhe ambasadoret Lu dhe Vlahutin. Marrëveshja shenje pjekurie dhe bashkimi. Të normalizojmë procesin me votën unanime ne Kuvend”,- është shprehur Meta.
ORA 18:20
ARRIHET MARREVESHJA PS-PD-LSI
ORA 18:15
Kreu i Partisë Demokatike mbërrin në selinë blu. Burime nga negociatat thonë se mes PS dhe LSI ka dakordësi për propozimin e fundit të ambasadorëve. Pritet një përgjigje e zyrtare e PD.
ORA 17:40
Kryeministri Rama i shoqëruar nga deputeti Eduard Shalsi ka mbërritur në sallën e Parlamentit
ORA 17:09
Kreu i PD-së ka dalë nga takimi me ambasadorët në Kryesinë e Kuvendit. Ai ka përsëritur disa herë për mediat vetëm një fjali: Jemi në negociata!
ORA 17:00
Komisioneri Johanes Hahn mësohet se i ka dërguar një email tre liderëve kryesorë të vendit, zotit Rama, Basha dhe Meta mëngjesin e sotëm. “U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkarisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale sipas marrëveshjes politike të arritur”,- mësohet të jetë shkruar në emailin e sotëm.
ORA 16:31
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ka reaguar sërisht për situatën e krijuar pas bllokimit të konsesusit për reformën në drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, eurodeputeti, shprehen se tashmë politika shqiptare ka në tavolinë një propozim dhe se këshilla e tij është që ti jepet fund diskutimeve dhe të votohet në kuvend.
#Albania :Now last proposal on the table. My advice: End of discussions, vote!
— Knut Fleckenstein (@knufleckenstein) July 21, 2016
ORA 16:15
Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi rikthehen në Kryesinë e Kuvendit nw takim me ambasadorët e SHBA dhe BE.
ORA 16:05
Basha: Negociatat po vijojnë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se negociat për konsensus po vazhdojnë. Në një prononcim për “Ora News” Basha u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhje.
ORA 16: 00
Kryeministri Edi Rama ka bërë deklaratën e parë në Twitter gjatë ditës së sotme për ngërçin e krijuar nga reforma në drejtësi. Rama thotë se PS po bën gjithçka për konsensusin dhe reforma do votohet.
Opinioni yne eshte po ai i njejti prej kohesh: Çdo gje per konsensusin dhe Reforma ne Drejtesi o do votohet o do votohet!
— Edi Rama (@ediramaal) July 21, 2016
ORA 15:10
Pas takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, dy ambasadorët Lu e Vlahutin kanë nisur një takim në Kryesinë e Kuvendit me Fatmir Xhafën, kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Ambasadorët po negociojnë me Xhafën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy institucione që sipas opozitës duhet të jenë me vende të rezervuara sipas rekomandimit 88 në Venecias.
ORA 15:05
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bisedon me Flekenshtajn. Kryeparlamentari Meta e ka informuar per ecurinë e procesit. Meta: “Besoj ne zgjidhje konsensuale”
ORA 14:50
Burimet nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Këshilli i Larte i Prokurorisë dhe Këshilli i Larte Gjyqësor. Ambasadoret Lu e Vlahutin janë në pritje të një përgjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri që kanë bërë për KLP-në dhe KLGJ-në.
ORA 14:40
Eurodeputeti Knut Fleckenstein e ka komentuar me nota trishtimi situatën e krijuar në Shqipëri pas dështimit të marrëveshjes për reformën.
“Duket se të gjithë kanë besuar se kishin një rezultat të përbashkët. Në fund kuptuan sërish se nuk ishte ajo e përbashkëta që kishin arritur”, ka thënë Fleckenstein.
Fleckenstein për dështimin e kompromisit: “Nuk ka qenë asnjë nga BE aty”
ORA 14:20
Negociatat mes kreut të PD, Lulzim Basha, ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vllahutin dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, kanë arritur një marrëveshje të re politike. Burime nga PD thanë se palët kanë arritur dakordësinë dhe PD ka rënë dakord me propozimin e ambasadorëve.
ORA 14:00
LSI konfrimon edhe një herë votat e saj pro reformës në drejtësi.
Ora 13:50
Partia Demokratike njofton mbledhjen e grupit parlamentar. Vendimi vjen pas daljes nga takimi të kreut të PD, Lulzim Basha me ambasadorin e ShBA, Donald Lu, ambasadoren e BE, Romana Vllahutin dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ora 13:31
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë nga takimit me ambasadorin e ShBA, Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vllahutin. Takimi u iniciua me kërkesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Rama nuk mori pjesë në takim.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/568673616591098/
ORA 13:20
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh i bindur për miratimin e reformës në drejtësi, edhe pse ai ia faturoi këtë ngërç kreut të PD-së Lulzim Basha. “Me Bashën është vështirë të biesh dakord” tha Bushati. “Rrini të qetë, reforma do të miratohet sot”, iu përgjigj ai pyetjes së mediave.
ORA 13:15
Ish-ministri dhe deputeti i PD Genc Pollo, në një postim në Twitter, e quan akt të papranueshëm SMS që mendohet se u është dërguar deputetëve opozitar nga një zyrtar i Ambasadës së SHBA.
Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar!!!
— Genc Pollo (@GencPollo) July 21, 2016
Ora 13:10
Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në Kuvend se marrëveshja e konsensusit PS-PD u prish nga Kryeministri Edi Rama. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Berisha tha se “Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është dëshmitar i prishjes së marrëveshjes nga Edi Rama”. Berisha shtoi se kishte një pak xhentëlmenësh që u hodh poshtë nga kreu i qeverisë pa arsye.
Ora 13:08
Deputeti Ben Blushi deklaroi sot se parlamenti po sillet në mënyrë qesharake me reformën. Në një prononcim për mediat ai tha se palët “janë marrë vesh për të mos u marrë vesh”. Blushi thotë se me këtë, ky Parlament i ka të numëruara orët, ndërsa deklaron votën personale pro miratimit të reformës.
Ora 13:06
Kryeministri Edi Rama largohet nga salla e seancave në Kuvend. Rama nuk ka pranuar të jap asnjë prononcim për mediat lidhur me reformën. Ndërkohë që diplomatët, kreu i Kuvendit dhe kreu i PD-së ndodhen në Kryesinë e Kuvendit për të arritur një konsensus për kalimin e reformës sot.
Ora 13: 02
Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehu i bindur se reforma do të miratohet sot në Kuvend. Në një prononcim për mediat, Ahmetaj tha se në çdo rrethanë sot Kuvendi do të votojë draftin e ndryshimeve kushtetuese. I pyetur nëse do të kalojë më 94 vota apo më shumë, Ahmetaj tha se “Shqipëria ka më shumë se 94 vota”.
Ora 13:00
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli deklaroi sot në Kuvend se komisioni i reformës dhe negociatorët kanë punuar pa dokumente dhe procesverbalë. Ai tha se komisionet nuk kanë mbajtur asnjë shënim dhe procesverbal për ato që janë vendosur në negociata. Për pasojë, asnjë nga aktet konsensuale nuk është reflektuar në draftin e ndryshimeve kushtetuese.
Ora 12:07
Mediat publikojnë një SMS që Ambasada Amerikane u ka dërguar deputetëve të Kuvendit. Në tekstin e mesazhit shkruhet: “..I nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”.
Ora 12:00
Mediat raportojnë për një mesazh telefonik që Partia Socialiste u ka dërguar militantëve të saj për tu mbledhur në protestë para Kuvendit. Teksi i SMS: “Mirëmbrëma, nesër duhet të dërgoni nga 5 persona për çdo Organizatë Socialiste në orën 11 para kuvendit në mbështetje të reformës në drejtësi. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Merrni masat e duhura. Faleminderit”, thuhet në SMS.
Ora 11:58
Kreu i qeverisë, Edi Rama është ulur krah deputetit socialist Pandeli Majko me të cilin po bisedonte, e më pas u pa pranë kreut të grupit të PSsë, Gramoz Ruçi.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/568647416593718/
Ora 11: 55
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku po takohet me deputetët e grupit parlamentar demokrat. Pak momente më pas, ata të dy së bashku u larguan.
Ora 11:45
Kreu i PDsë Basha, shoqëruar nga negociatori demokrat për Reformën, Bylykbashi, kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku më parë janë mbledhur te Meta, edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.
Ora 11:45
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se Kryeministri Edi Rama nuk e do reformën. Berisha deklaron se Rama po përgatit 71 vota për të mbajtur në këmbë qeverinë. Rama kërkon 71 vota të shkojë në zgjedhje.
Ora 11:42
Meta është nisur drejt zyrës së tij në kryesinë e Kuvendit dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur ambasadorët Lu e Vlahutin.
Ora 11:40
Pas fjalimit të Ilir Metës i cili ka bërë thirrje për konsensus dhe jo votim përmes shantazhit, Parlamenti ka marrë disa minuta pushim.
Ora 11:20
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu është drejtuar në seancë dhe ka deklaruar se do të votojë pro reformës. Pas saj kanë ardhur edhe shumica e deputetëve demokratë.
Ora 11:10
Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkon votimin e reformës me konsensus. Meta njoftons e LSI do votoj reformen ne cdo rrethanë, por nëse reforma kalon pa kompromis ai do te japë doreheqejn si Kryetar i Kuvendit.
Ora: 10:37
Zyra e BE del me një deklaratë për votimin e reformës. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”,- thuhet në deklaratë.
Ora 10:30
Ministri i Drejtësisë dhe negociatori i LSI, Ylli Manjani kërkon nga kreu i komisionit të ligjeve të tërheq deklaratat lidhur me LSI për mosmbledhjen e komisionit.
Ora 10:15
Konferenca e Kryetareve ne Kuvend ka mbyllur punimet edhe në pjesën me dyer te mbyllura ku u diskutua se si do te vijohet me seancë parlamentare për shkak se ende nuk ka një marrëveshje për katër institucionet e reja qe krijohen. Sipas PDse dhe LSIse seanca nuk mund te vazhdoje pa u arritur me pare marreveshja ne komisionin e posaçem. Pas kerkeses se PDse dhe LSIse u ra dakord te rinisin negociatat dhe per te integruar letren e Komisionerit per. Zgjerimin, Johannes Hahn.
Ora 09:50
Debate mes Kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut te Komisionit te Ligjeve dhe Komisionit te Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. (Debatin mund ta lexoni në këtë link). Sherr mes Ilir Metës dhe Fatmir Xhafes
Ora 09:00
Mblidhet urgjent Konferecna e Kryetarëve në Kuvend. Diskutohet për nisjen e seancës në Kuvend. Replika mes PS dhe PD për mungesën e konsensusit.
KOHA JONË SONDAZH

