Minxhozi: Rama do të shkojë edhe në Preshevë. Nuk kemi në axhendë “Shqipërinë e Madhe”
Pra, është një pjesë shumë e rëndësishme e vizitës së z. Rama”, thotë ai.
Në lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Minxhozi thotë se kjo nuk është në axhendën e Tiranës zyrtare.
“Tirana nuk ka në axhendë “Shqipërinë e Madhe”, por integrimin në BE”, shprehet Minxhozi.
Duke folur për çështjen e miellit, ai thotë se deri në fund të vitit Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për standardizimin dhe përdorimin e produkteve.
“Ne bashkë me palën kosovare po shikojmë mundësinë që deri më 31 dhjetor për të gjithë artikujt ushqimor të kemi standard fiks.
Që do të thotë se një mall që merr viston nga laboratorët e Kosovës, do të jetë i pranueshëm në Shqipëri.
Po kështu, mallrat nga Shqipëria në Kosovë do të pranohen edhe në Kosovë në bazë të një standardi të unifikuar.
Kjo do të jetë për pataten, për verën, për ushqimin, për zarzavatet dhe do të jetë për gjithçka”, u shpreh Minxhozi.