Miq, të afërm e personalitete i japin lamtumirën e fundit artistit të shquar Maks Velo

Artisti i shquar Maks Velo është përcjellë për në banesën e fundit.

Miq, të afërm dhe personalitete politike e artistike i kanë dhënë lamtumirën shkrimtarit e arkitektit të mirënjohur. Të pranishëm janë disa persona, mes tyre edhe personalitete si shkrimtarja Luljeta Lleshanaku, arkitekti Artan Shkreli, por edhe kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, gazetari Ben Andoni etj”

Gazetari Andoni në fjalën e tij tha se Maks Velo ishte model i qytetarit të angazhuar.

Ben Andoni: Maks Velo ka lënë një trashëgimi të vyer. Maksi është prapë i gjallë. Modeli i tij i madh i qytetarit të angazhuar është një model për të gjithë ne.

Erion Veliaj: Sic jetoi me dinjitet, ashtu kishte dinjitetin në punën e tij. Ai jetoi gjysmën e jetës në burg, ndërsa gjysmën e jetës në liri la shenjë. Na ka frymëzuar të gjithëve. Një kryeqytetar i mirë, një njeri me sqimë.

Një njeri që kishe dëshirë të flisje dhe të debatoje. Shpresoj që do frymëzojë breza të rinj. Shpresoj të kuptojmë se mbi të gjitha është kryesore që të jemi qytetarë e pastaj talentet që kemi.

SHKARKO APP