Miratimi i 7 ligjeve/Meta: Çdo gjë në zbatim të Kushtetutës

Ndërkombëtarët vijojnë takimet për reformën në drejtësi. Hapi tjetër i rëndësësishëm është miratimi i pr/ligjit për vettingun të cilin ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e tij sa më parë.
Aktualisht në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ndërsa kryetari i parlamentit përfundoi një takim me ambasadoren gjermane Susanne Schütz.
Në një prononcim për median Meta konfirmoi vijiminin e negoicatave për arritjen e një konsensusi. “Çdo gjë do të ecë normalisht dhe në respekt të Kushtetutës institucioneve dhe afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Po diskutojmë për të përcaktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligjet e tjera të domosdoshme”,- tha ai.

I pyetur nese do të mbyllet përpara muajit gusht votimi i 7 pr/ligjeve të paktën i Vettingut meqë pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët, Ilir Meta tha se “Jemi në një proces diskutimesh edhe me zotin Xhafa dhe Bylykbashi dhe me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të jemi në komunikim vazhdimisht dhe me kryetarët e grupeve parlamentare”.

Prononcimi i plotë për mediat i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta, si po shkojnë negociatat me ambasadorët? Për çfarë po diskutoni ditën e sotme, për seancën plenare të ardhshme apo për 7 projektligjet?

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të kemi një komunikatë për shtyp, besoj se çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të Kushtetutës, në respekt të institucioneve dhe të afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për miratuar ligjin për vetingun dhe ligjet e tjera që janë të domosdoshme.

A do të përfundojë përpara mbylljes së muajit gusht votimi i shtatë projektligjeve ose të paktën të projektligjit të vetingut, meqenëse pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët?

Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu.

Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre.

Por besoj që këto dy ditë do të jemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave dhe njëkohësisht edhe që ndihmojnë edhe partnerët tanë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, për të filluar angazhimin e tyre në mbështetje të fillimit të reformës dhe fillimit të implementimit të saj.

E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme.

Meta a do të mblidhet komisioni parlamentar për shqyrtimin projektligjit të vetingut. Partia Demokratike ka shprehur sot gatishmërinë për t’u ulur në tryezë që ditën e hënë?

Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur.

Kjo është përgjigja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=AlF83WlhtdM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?