Miratimi i dy komisioneve hetimore, Çuçi: Ramë dakord për ngritjen e një grupi pune për ligjet me 84 vota

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në një deklaratë për mediat, Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.

“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se a ka ndryshuar qëndrim mazhoranca sa i takon komisioneve hetimore, Çuçi deklaroi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo nuk e kemi thënë ashtu, kemi thënë që duhet të rregullojmë objektin dhe kemi thënë që duhen bërë ca ndryshime në ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore, gjë që e kemi bërë.

Janë duke punuar dhe me ekspertët e ODIHR-it, nëse ka konsensus do vazhdojmë!”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?