Miratohet Amnistia Penale në Komisionin e Ligjeve, të enjten shkon në Parlament

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme (20 shkurt) në parim dhe nen për nen projektligjin për Amnistinë Penale.

Ky projektligj u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Kështu, versioni integral i dakordësuar ditën e sotme do t’i dorëzohet Parlamentit dhe do mbetet për t’u parë nëse do të votohet, pasi maxhorancës i duhen 84 vota.

Gjatë mbledhjes, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi kohë për analizën e amendamenteve të propozuara, por kjo nuk pranua, ndërsa ai vendosi të largohej nga mbledhja dhe të mos ishte prezent gjatë votimit nen për nen.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se janë votuar si amendamente propozimet e relatorit, Plarent Ndreca, që përfshijnë të gjitha propozimet e deputetëve të tjerë.

Bushka ftoi që ky tekst të bëhet gati, të dorëzohet në parlament, të gjithë deputetëve dhe të bëhet publik në faqen e Kuvendit.

SHKARKO APP