Miratohet me konsensus ligji për SPAK-un

Mazhoranca dhe opozita bashkuan sot votat në komisionin e posaçëm për miratimin e pr/ligjit për ngritjen e strukturave antikorrupsion, në kuadër të paketës ligjore për reformën në drejtësi.

Pas mbledhjes, nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se ligji u miratua pas një beteje disajavore ku opozita ngriti pesë çështje thelbësore dhe që kishin të bënin me antikushtetuetshmërinë që çon drejt kapjes nga qeveria të organeve antikorrupsion. “Të gjitha çështjet u pranuan dhe sot janë të përfshira në ligjin e SPAK-ut”, tha Bylykbashi.

Pr/ligji për SPAK rregullon funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, organeve përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miratimi i këti drafti i hap rrugën miratimit më 6 tetor në parlament të paketës prej 6 ligjesh, që do të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?