Miratohet raporti i PS në Komisionin për sistemin TIMS. Rrëzohet kërkesa e Salianjit për bashkimin e tyre: Ne punuam, ju ia futët gjumit

Pas orëve me debate dhe diskutime, është miratuar raporti i PS-së në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS. Kryetari i Komisionit, deputeti i PD-së Ervin Salianji propozoi bashkimin të raporteve, kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash. Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, është vendosur që si raport zyrtar të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu. Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.

Salianji: Komisioni s’je ti, se prandaj keni përfunduar të gjithë ku keni përfunduar, depozitojeni në sekretariatin teknik të komisionit. S’më trembni fare ju mua, se kush trembet këtu e dimë ne. Se ju çoheni si frikacakë t’u sjellim dokumente që i lexoni për turp, është një skandal i madh që ndodh në këtë Institucion të Republikës, kjo është në tjetër skandal që do ta çoj për ndjekje penale, që lexoni të dhëna pa i ditur që janë.

Qefalia: Kalo në votim të dy raportet që ky komision, unë kam fjalën time.

Salianji: Kam depozituar të gjithë propozimin për raportin përfundimtar, depozitojeni në sekretariatin teknik të vidhemi në dijeni të këtij raporti. Ma jepni raportin. Do ta shihni që në këtë raport ka diskutime ndryshe nga ato që u lexuan. Kanë raport ndryshe nga ai që kanë lexuar, do të merrem nesër me këtë punë. Keni humbur rëndshëm jeni thyer në mes por ka fituar interesi publik dhe janë bërë gjetje që as janë menduar. Duhet të ishit krenar për punën e komisionit, ne kemi punuar, ju ia keni fut gjumit.

SHKARKO APP