Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së
Mirela Bogdani është zgjedhur kryetare e KLP-së, pas përfundimit të mandatit të Alfred Ballës. Kandidatja e vetme në garë për kreun e këtij institucioni, Mirela Bogdani prezantoi sot programin e saj, në të cilin theksoi do të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe do të bashkërendojë me institucionet e tjera me drejtësinë.
“Për mua është tepër e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë, që kanë insistuar punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kanë vijuar mbështetjen. Do të vijoj punën me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë. Do të punoj për rregullimin e infrastrukturës të zyrave të KLP. Një fokus tjetër do të jetë bashkëpunimi me KLGJ, bashkëpunimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe me shkollën e magjistraturës”.
Më 27 maj, Këshilli i Lartë Prokurorisë miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës. Ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.
Ballës i kishte përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.
KOHA JONË SONDAZH

