Mirëqeverisja, sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm

Pas konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, sot ka zhvilluar mbledhje pjesa bërthamë e Sekretariatit Teknik të këtij komisioni pranë Kuvendit.

Nën drejtimin e kryetarit Fatmir Xhafaj janë ndarë disa detyra që lidhen me punën organizative të komisionit dhe zbatimin e vendimeve që u morën në mbledhjen e parë të tij.

Sekretariati është duke përgatitur shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi (Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave), për të përcaktuar ekspertët dhe përfaqësuesit që do të punojnë me 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

E po kështu do të ketë kërkesa zyrtare nga komisioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike publike e private, si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?