”Misioni im”, Basha vijon takimet me demokratët për bashkimin e PD-së
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyre bashkëbisedimi më informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët.
Deputeti demokrat po vazhdon përditë me një agjendë të ngjeshur me takime informale me demokratët dhe mbështetësit e PD-së. Pasditen e sotme është takuar me demokratët e degës nr. 2 në Tiranë.
Basha në tekstin e dorëheqjes tha se bashkimi i demokrateve pas shpalljes ”non-grata” të Berishës është misioni i tij i ri.
Me sa duket Basha nuk ka hequr dorë nga ideja se mund ta marrë prapë PD.