Mitingu i nesërm, Kryesia ekzekutive e LSI mbledhje urgjente
Kryesia Ekzekutive e LSI ka thirrur në orët e vona të mbrëmjes së sotme një mbledhje urgjente.
Mësohet se në mbledhje do të diskutohet për mitingun e ditës së nesërme, të thirrur nga artistët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa pritet të vendoset mbi qëndrimin që do të mbajë LSI.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është nisur drejtë selisë, ndërsa prej pasdites së sotme iu bashkua protestës tek “Myslym Shyri”, duke u shprehur e vendosur për qëndresën e saj.
Sipas aktivistëve, protesta e ditës së nesërme prite të jetë maratonë, ku do ët fillojë rreth orës 16:30, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

