Mitsotakis në jug, mbërrin nesër në Shqipëri kryediplomati grek. Takon Xhaçkën dhe Ramën

Para vizitës së kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, në vendin tonë, do të jetë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takohet me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka dhe më pas do të zhvillojë një drekë pune me Kryeministrin Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryediplomati grek u shpreh se diskutimet do të fokusohen në rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale (si pushtimi rus i Ukrainës), zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë qëndrimit tim në Tiranë do të vizitoj edhe Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio, si dhe shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonides”, e cila funksionon nën fondacionin “Fryma e dashurisë” të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.”, njofton Dendias në lidhje me axhendën e tij të nesërme në vendin tonë.

SHKARKO APP