Mitsotakis nuk heq dorë nga kër**nimet: Rruga europiane e Tiranës dhe Shkupit kalon nga Athina

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e ka vendosur që të mos heqë dorë nga paralajmërimet ndaj fqinjëve të tij. Duke shfrytëzuar ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian, kreu i qeverisë Helene nuk harroi pa përmendur Shkupin dhe Tiranën.

Mitsotakis i kujtoi Tiranës dhe Shkupit se rruga për në Bashkimin Europian kalon nga Athina. Ndërsa për sa i përket Turqisë, Mitsotakis kërkoi përcaktimin e “shelfit continental” dhe përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive.

“Pas të dielës qeveria greke nuk duhet të konsumohet në diskutime për përqindjet elektorale, por duhet të jetë në gjendje të vazhdojë politikën e një Greqie të fortë, duke i dërguar mesazhin fqinjëve tanë veriorë, se rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina. Dhe se vetëm respektimi i ligjshmërisë dhe traktateve ndërkombëtare mund të japë dritën jeshile”, tha Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.

Rritja e toneve paralajmëruese të Mitsotakis ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shikohet si një kundërpërgjigje e Athinës ndaj arrestimit të Fredi Belerit dhe etiketimin e emrit ”Maqedoni” nga elita e re drejtuese në Shkup.

SHKARKO APP