Mjekët në protestë për shkarkimin e Ilir Allkjes, Vasili: Turp për mediat që nuk e transmetojnë

Ashtu siç kishte paralajmëruar sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, tërheq vëmendjen tek transmetimi I kësaj proteste nga mediat.

“Mediat që japin orë të tëra budallëqet vulgare të Edi Ramës nuk trasmetojnë protestën e mjekëve për largimin e dr.Ilir Allkjes.

Mediat që nuk trasmetojnë sot live protestën na kanë mbytur ccdo ditë me me hipokrizi duke trasmetuar paroditë e Edi Ramës live tek oborri i Infektivit me mjekë e infermierë. Sa turp….!

Respekt mediave News24, Syri.Tv, Ora News,Fax News për trasmetimin live të protestës”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.

“Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur”, paralajmëroi sindikata e punonjësve të shëndetësisë.

SHKARKO APP