Mjekët: Nuk ka më vende në spitalet shtetrore dhe ato private për të sëmurët me Covid-19

Në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel tema ishte për “Valën e tretë të Covid-19”. Mjekët në studio thanë prerë se “nuk ka më vende në spitalet shtetrore dhe ato private për të sëmurët me Covid-19”.

Vala e tanishme është më e frikshme. Ata theksuan se në Shqipëri ka hyrë vrullshëm varianti i ri Covid-19 i ardhur nga Britania e Madhe.

Mjeku Arjan Mezini tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open se në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende për pacientë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai informoi se mbi 90% e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë, ku minimalisht u nevojiten 20-25 litra oksigjen në minutë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dr. Ardian Jorgji theksoi se kjo valë është shumë e rrezikshme dhe më e madhja që prej 1 viti. Ndërsa mjeku i njohur Pëllumb Pipero theksoi se duhet shumë kujdes në këtë fazë të rrijes së valës së infektimeve.

Mjeku Genc Sulçebe tha se mjekët po japin një mjekim të gabuar për pacientët me covid kur normalja është që mjekimi të fillojë pas ditës së 10 kur sistemi ka akoma infeksion. Ai thekson se ka përdorimi të antibiotikëve, kortizonikëve e predizonit kur është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale.

“Kemi një himermedikalizim, një trajtim të ekzagjeruar. Përdoren antibiotikët që nuk kanë asnjë efekt, ato duhet të përdoren pas ditës së 10 kur akoma ka infeksion të madh. Ka përdorimi të kortizonikëve, predizonit kur është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale, duhet ta lëmë të lirë që ta mposhti virusin e ta pastrojë sistemin. Është faji i mjekëve kur u shkon një person me temperaturë e i mbushin me antibiotikë. Po e lejmë anën ekonomike por është mjekim i dëmshëm”, tha mjeku  Sulçebe.

Ma pas mjeku Ardian Jorgji shtoi për sa i përket mutacionit të COVID tha se ka parë që në Rinas persona me simptoma dhe është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tonë.

“Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta dhe përhapja. Nëse flasim për mutacion anglez u konstatua se në fund të shtatorit, por unë kam parë plot të ardhur nga Anglia, kam vizituar edhe vetë, madje kam parë me shenja që kur zbritën nga Rinasi. Është virus që përhapet nëpërmjet ajrit. Mendoni se me anë të ajrit nuk ka arritur? Përhapet përmes ajrit, kaq e thjeshtë është dhe për kaq muaj është zbuluar në fund të shtatorit, si thoni mund të mos vijë deri këtu”, tha Jorgji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?