Mjeku Pipero shërohet nga Covid-19: Jam në Razëm, jo në Itali!

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ka përgënjeshtruar lajmin e kolegut të tij, mjekut kardiolog Petrit Vargu, i cili përmes një postimi në facebook tha se Pipero është nisur për kurim në Itali.

Pipero njofton se është shëruar tërësisht nga virusi, ndërsa përmes një postimi në facebook tregon se aktualisht po qëndron në Razëm. Të hënën, shkruan mjeku Pipero, shpreson që t’i bashkohet sërish kolegëve të tij në spitalin Infektiv.

“Te dashur miq! Pas ditësh pritje, mjekimi ne kushte shtëpie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e veçantë te fëmijëve, bashkëshortes, e veçanërisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojën edhe për pak dite pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit per klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Ju kam ne zemer!

Mirenjohje pa fund!”, shkruan mjeku Pipero.

SHKARKO APP