Taulant Balla: Ejani opozitarë me 2 mars përballë kryeministrit!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas mbylljes së seancës plenare, tha në një deklaratë për mediat se mocioni me debat i kërkuar nga opozita me Ramën për çështjen ”McGonigal”, kërkon një seancë të dedikuar plenare që mund të zgjasë rreth 24 orë. Balla u shpreh se më datë 2 mars, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm dhe të gjithë deputetët mirëpriten në Kuvend për debatin sa i takon çështjes ”McGonigal”.

”Së pari, kërkesa për zhvillimin e mocionit me debat ka kërkuar një ditë të plotë ku të hiqen të gjitha çështjet që mund të ketë një seancë plenare dhe të jetë seancë e dedikuar, 1400 minuta, më pak se 24 orë.

Kuvendi nuk është një fast-food por një institucion që natyrisht duhet të përgatitet, kërkesa ka pasur si kusht edhe prezencën e Kryeministrit, është marrë konfirmimi për shkak të agjendës ndërkombëtare të Kryeministrit dhe u vendos data 2 Mars.

Edhe pse nuk ka asnjë dyshim se nuk është mocioni arsyeja e kësaj situate, është katrani me bojë i opozitës i cili nuk të lë hapësirë për hamendësime, ka të bëjë me problemet e brendshme të opozitës”,-u shpreh Balla.

SHKARKO APP