Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Modeli i sherrit të Tiranës eksportohet në Prishtinë

Modeli i sherrit të Tiranës eksportohet në Prishtinë

Editorial
E shtunë, 28 Dhjetor 2019 08:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Fushata elektorale e Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së ishte si një pranverë në politikën shqiptare. Imazh i ri politik dhe perëndimor i Vjosa Osmanit, mesazhet e forta të një lideri si Albin Kurti, ishin një kontrast i fortë përballë fushatave bajate me tepsi, timon, çitjane dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë që na dhuroi Rilinjda e Edi Ramës në vitin 2019. Përballë zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat ngjajnë si festime anadollake dhe dehje pas kryetarëve, fushatat qytetare në Kosovë duken si zgjedhje të një vendi në Bashkimin Europian. Por tani nuk ndejtën dot pa u sëmurë nga “gripi rilindas shqiptar”.

Dy muaj pas zgjedhjeve Kosova ende nuk ka një qeveri dhe negociatat mes partive fituese janë ende larg arritjes së një marrëveshje finale. Kriza politike që sapo është shfaqur në formën e saj më të ashpër në Prishtinë, ngjan si një kopje e sherreve dhe përplasjeve që prodhon në mënyrë të shpeshtë politika grindavece e Tiranës. Mesa duket në vend të një modeli pozitiv, Tirana ka eksportuar në Prishtinë shembullin më të keq të mënyrës sesi duhet nuk duhet të sillet politika dhe liderët e saj. Zhgënjimi për atë që po ndodhë në Prishtinë është i dyfishtë. Nga njëra anë vonesa në krijimin e qeverisë ka kosto të rënda për një shtet të ri që ka çështje emergjente për të zgjidhur. Nga ana tjetër, zhgënjimi bëhet më i madh kur sheh se një pjesë e liderëve problematik dhe të dështuar në Tiranë, kanë “kopjet” e tyre të këqija në shtetin tjetër shqiptar. Kosova, në fillim, i befasoi të gjithë pozitivisht. Kryeministri Ramush Haradinaj, pas padisë së pandershme që ju bë në Hagë, me përgjegjshmërinë e një lideri perëndimor dha dorëheqjen dhe çoi vendin në zgjedhje. Shteti më i ri i Ballkanit zhvilloi fushatën elektorale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke dhënë një model demokracisë dhe qytetarie që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë, por nuk është parë as në një pjesë të vendeve të rajonit. Brenda një dite, në mënyrën më demokratike qytetarë votuan dhe i dhanë fitoren, me një diferencë të vogël numrash nga LDK-ja, Lëvizjes Vetëvendosje. Për ne që i ndiqnim zgjedhjet pa emocionet politike të atyre që janë në garë si në Kosovë, fushata Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së ishte si një pranverë në politikën shqiptare. Imazh i ri politik dhe perëndimor i Vjosa Osmanit, mesazhet e forta të një lideri si Albin Kurti, ishin një kontrast i fortë përballë fushatave bajate me tepsi, timon, çitjane dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë që na dhuroi Rilinjda e Edi Ramës në vitin 2019. Përballë zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat ngjajnë si festime anadollake dhe dehje pas kryetarëve, fushatat qytetare në Kosovë duken si zgjedhje të një vendi në Bashkimin Europian.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Por pas fushatës model, përballja e fituesve të zgjedhjeve me realitetin e pushtetit ka prodhuar shenjat e para që një krizë që rrezikojnë t’a çojnë Kosovën sërish drejt zgjedhjeve të reja. Lëvizja Vetëvendosja, partia e parë që ka fituar shumicën e votave ende nuk ka një marrëveshje finale për të qeverisur me Lidhjen e Demokratike të Kosovës. Në mënyrë të dukshme mosmarrëveshjet nuk janë për parime, por për pushtet dhe postet. Vetëvendosja pretendon se si fitues i takon të diktojë rregullat e lojës dhe për pasojë edhe të caktojë se sa është pjesa e qeverisë që duhet të ketë nën kontroll LDK-ja. Nga ana tjetër, LDK-ja i kujton kreut të Vetëvendosjes se numrat nuk i japin të drejtë të diktojë kushtet. Diferenca e vogël e fituesit me partinë e dytë në opozitë bënë që LDK-ja të kërkojë më shumë sesa gjysmën e kabinetit qeveritar, duke futur në listë dhe postin e Presidentit dhe atë të kryetarit të Kuvendit. Mbledhja e Kuvendit më datën 26 nëntor dhe zgjedhja e njëanshme e kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosje ka shënuar dhe krisjen e parë të partive që kishin rënë dakord vetëm parimisht për të qeverisur bashkë. Tashmë VV dhe LDK duhet të nisin sërish bisedimet për të negociuar gjithçka nga e para. Kushtetuta e Kosovës parashikon që pas mbledhjes së Kuvendit, Presidenti  mandaton partinë e parë fituese për të krijuar qeverinë. Albin Kurti dje ka refuzuar dy herë ftesën e presidentit Hashim Thaçi për të marrë mandatin e krijimit të qeverisë. Kurti u justifikua dje se nuk ndodhej në Prishtinë për të marrë mandatin, por shtyrja e detyrimeve nuk do të zgjasë pafund. Pas marrjes së mandatit nga presidenti, Albin Kurti ka 15 ditë afat për të vendosur se me kë dhe si do të qeverisë realisht. Me LDK-në që duket se kërkon gjithnjë e më shumë pushtet dhe një Vetëvendosje që do t’i mbajë të gjitha për vete duket e vështirë që negociatat të mbarojnë shpejt.

Swiss Digital

Për dreq mësuan nga lojërat e pista të Tiranës!

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 31 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.