Mogherini: Shqipëria, të vijojë në rrugën e reformave

Një deklaratë të tillë, Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, si dhe Zëvendës Presidente e KE-së, Federica Mogherini, e bëri gjatë një takimi në Bruksel me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

“Kemi nevojë, të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për BE-në, për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të gjithë rajonin. Roli që Shqipëria mund të luajë në rajon është thelbësor dhe këtë e di unë, e dini ju dhe mendoj se kemi vevojë të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për integrimin rajonal. Shqipëria do të vijojë në këtë rrugë reformash dhe ndryshimesh si brenda Shqipërisë ashtu edhe në rajon”, -vijoi Mogherini.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se “gjatë takimit dikutuam mbi mënyrat që BE mund të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe rajon për të kontribuar në një proces integrimi efiçent dhe dinamik”.

“Diskutuam mbi nevojën për ndihmën që ka Ballkani Perëndimor nga BE për të transformuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si politikisht, po ashtu edhe ekonomikisht dhe në anën e sigurisë”, sqaroi ai

Duke shtuar se qartësia gjeopolitike është çelësi, nëse duam të ndërtojmë një shtet me qëllim të përbashkët dhe vlera të përbashkëta në Rajonin e Ballkanin Perëndmor.

“Ashtu siç Përfaqësuesja e Lartë e di, Shqipëria është krenare me arritjet e saj në rreshtimin e plotë në koalicionin kundër terrorizmit dhe ne do të vijojmë në këtë rrugë dhe do të vijojmë edhe të avancojmë në procesin demokratizimit dhe transformimit të rajonit”, theksoi Bushati.

SHKARKO APP