Monika Kryemadhi: 25 prilli 2021, dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat. Dyshja Rama-Shahini shkatërruan arsimin
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se në 25 prill të rinjtë shqiptarë do të votojnë për një të ardhme më të mirë.
Në një postim në Facebook, ku ka komentuar edhe takimin me të rinjtë e Fierit, kryetarja e LSI thotë se kjo datë do të jetë dita e gjykimit për për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini.
“Fantastik gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.
Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit”, shkruan Kryemadhi në Facebook.