Monika Kryemadhi: Dorëzova në SPAK fakte të reja për inceneratorët!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka lënë pas dy orësh ambientet e SPAK ku dhe dorëzoi prova të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se në vijim do dorëzojë në SPAK dhe dokumente të reja.

“Sot isha pranë SPAK për cështjen e inceneratorit të Tiranës për të parqitur provat e reja dhe për të vendosur dhe një herë e ripërsëritur aktpadinë, kallëzimin penal që kam dorëzuar në 4 mars 2021.

Gjërat tashmë po zbardhen cdo ditë e më shumë më e pakta që duhet bërë është ndalimi i pagesave sa i përket inceneratorit të Tiranës.

Dua të theksoj se edhe pse është thënë për marrjen e bonusit të kompanisë ofshore, kur kemi pagesa me mbështetje buxhetore skemi pse nisim që ditën e parë të kontratës pagesën 29 euro për tonin.

Do vijoj të dorëzoj e dokumente të tjerë për rihapjen e vendepozitimit të vjetër të Sharrës, pra skena e krimit duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve duke u mbështetur në standartet e BE. Në fillim nëntori ajo është rihapur përsëri duke depozituar mbetjet.

Plus gënjeshtrën që është bërë në komisionin hetimor, vetëm groposet, nuk ndodh asgjë. Droni i së vërtetës ka filluar ti vendosë në lëvizje.

Momentet e fundit janë duke ardhur dhe shpresoj që drejtësia të triumfojë, as për median as për politikën, por për shqiptarët që çdo ditë po paguajnë nga xhepat e tyre për një kompani për mbetjet”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP