Monika Kryemadhi në takim me gratë në Patos: Forcën tonë e kemi te ju
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë në Patos.
Ne kemi qenë bashkë me Kejdin edhe te greva e grave naftëtare dhe një nga problemet që ne kemi kuptuar, ndoshta Kejdi e njeh pak më shumë sepse të dy prindërit kanë punuar në sektorin e naftës, është se të bënte përshtypje që gratë kishin mbi 20 muaj që nuk merrnin pagat. Dhe mirë që nuk merrnin pagat, por të gjitha i kishin fëmijët studentë dhe duhet të përgjigjeshin për çdo gjë, për shkollën, për ushqimin, për veshmbathjen. Ndërkohë që paguanin taksat e bashkisë, paguanin energjinë elektrike, një ditë mos të paguanin energjinë elektrike ajo i pritej. Një ditë të mos paguanin ujin, ai ju pritej. Ndërkohë që kishin mbi 20 muaj që pagat nuk i merrnin.
Në fakt ne e bëmë goxha mediatike. Iu drejtuam edhe Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, të gjitha institucioneve, të cilat duhet të hetonin se çfarë ndodh me pagat e tyre dhe menjëherë patëm reagimin. Sepse për hir të së vërtetës shteti është ai që u del garant punonjësve dhe qytetarëve, sepse përderisa ne jemi taksapagues, sa më i varfër të jesh aq më taksapagues i rregullt je. Sepse ai që merr koncesionet, ai që merr paratë nga shteti, ai që shpërdoron shtetin dhe institucionet, ai është më debitori. Jo vetëm që nuk ka frikë, por përkundrazi e grabit. Ajo që të bën shumë përshtypje sot, është që qeveria jonë është fokusuar tek pasurimi i 3-4 vetave dhe ka lënë jashtë kontrolli dhe jashtë fuqizimit shumicën e njerëzve, të cilët janë kontribuuesit kryesorë në institucione dhe në shtet.
Ne në fakt forcën tonë e kemi te gratë dhe te vajzat. Jo se nuk e kemi te burrat, se edhe burrat i duam, por ne besojmë tek serioziteti dhe angazhimi i grave dhe vajzave të reja. Dhe aq më shumë i të rinjve, sepse në fund të fundit ne tek ata fokusohemi.