Monika Kryemadhi: Nuk na bën pis si LSI as Lefter Koka dhe disa të tjerë, nuk janë më në LSI”
Monika Kryemadhi tha sonte në syri,net se LSI ka denoncuar e para çështjen e inceneratorëve dhe ka votuar kundër. Ajo denoncoi firmën e ish-ministrit të LSI, Lefter Koka.
“Zoti Koka nuk ia ka marrë LSI-së as vulën dhe as firmën. Kryeministër ka qenë Edi Rama. Firma e tij është individuale. Kush është pa kokë e me kokë, le të ikin nga kanë ardhur, se kur nuk ka përgjegjësi ai që ka vënë firmën, mua nuk më bëhet vonë fare. LSI ka qenë e para me zotin Vasili që ka kërkuar konsulencë dhe bashkëbisedim për inceneratorët. Ky zotëria është marrë peng nga zoti Rama dhe nga të tjerë.
LSI nuk e ka votuar, e ka kundërshtuar çështjen e inceneratorëve. Edhe importimin e mbetjeve. Që kur jam bërë kryetare e LSI, Lefter Koka nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.
Koka na ka kërkuar që të mos vazhdojmë çështjen e inceneratorëve. Unë kam qenë kundër. Madje unë kam qenë në protestë kundër inceneratorëve të Fierit. Nuk na bën pis si LSI as Lefter Koka dhe as të tjerët,” tha Kryemadhi.
I pyetur nëse Koka iku nga LSI, ajo tha se ai është vetëpërjashtuar me aktin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

