Monika Kryemadhi: Produktet e shportës janë rritur, ia dimë për nder Zeusit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për të mbështetur qytetarët dhe se sipas saj paketa e rezistencës sociale e ngritur nga qeveria për shkak të rritjes së çmimeve nuk është asgjë tjetër veçse e mbushur me fjalë boshe.

Të gjitha ia dimë për nder Zeusit. Sot produktet e shportës janë rritur me 30 %. Nga ajo që po kuptojmë sot, qoftë tërmeti, qoftë pandemia janë kthyer në një pastrim parash të jashtëzakonshëm sidomos në pjesën e rindërtimit. Mjafton të shikosh çmimet e naftës dhe çmimet me të cilat punohet dhe kuptohet se kush është paketa e rezistencës. Edhe sot e kësaj ditë kur ne flasim se si mund t’i japim njerëzve rezistencë nuk shohim asgjë veçse fjalë. Ndërkohë do të ishte e ndershme të mos talleshin me qytetarët de t’u tregohej se sa para kanë shkuar te koncesionet. Besoj se qytetarët e kuptojnë shumë mirë kur bëjmë gabim dhe kërkojmë falje por kur gabimet përsëritet çmimet janë edhe më të larta”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?