Monika Kryemadhi që herët në LSI, gati për protestën e sotme

Monika Kryemadhi ka shkuar shumë herët sot në LSI. Ajo po merret që në orët e para të kësaj Dite të Madhe me organizimin dhe lidhjen me çdo degë të LSI. Mijërat e protestuesve nga rrethet janë nisur që në pikë të mëngjesit. Autobusë, furgona dhe çdo mjet, madje edhe me biçikleta po nxitojnë drejt Tiranës.

Sot PD dhe LSI, si dhe gjithë opozita shqiptare, i kanë bërë thirrje popullit për përmbysjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkuar në Berat. Mësohet se dhe shumë oligarkë, mediatikë e biznesmenë të krimit ndodhen në Berat, larg Tiranës.

Sot në kryeqytet parashikohet të vijnë qindra mijëra qytetarë. Mbrëmë kanë mbërritur nga diaspora shqiptare dhe emigrantët jashtë vendit, me mijëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në ora 11.00 fillon mbledhja para kryeministrisë. Në selinë blu sapo ka mbërritur edhe Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?