Monika Kryemadhi uron Pashkë të mbara: Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjitha familjet shqiptare.

Kyrymadhi shprehet se pavarësisht masave të distancimit social për shkak të COVID 19, nuk duhet të ketë ndarje shpirtërore apo heqje dorë nga zakonet tona të mira.

Mesazhi i plotë i Kryemadhit
Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.
Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!

SHKARKO APP