Monika Kryemadhi merr vendim ekstrem. Do qëndroj gjithë natën në mes të rrugës në shenjë proteste
“Do e gdhi këtu”-deklaron Monika Kryemadhi, e cila që prej orëve të drekës ndodhet në shenjë proteste e ulur në mes rrugës “Myslim Shyri”. Ajo shkoi dhe bllokoi rrugën duke shprehur indinjatën e thellë për dhunën që ushtruan policia ndaj qytetarëve dhe artistëve.
Pas saj shkuan ish-deputetët e LSI e më pas shkoi edhe Lulzim Basha për tu solidarizuar me vendimin e Kryemadhit.
Ndërkohë ajo shoqërohet sonte edhe nga ish-deputete të LSI, pavarësisht se kjo është protestë si qytetare për masakrën që bëri Edi Rama me Teatrin Kombëtar si nga dhuna e tmerrshme ndaj artistëve dhe qytetarëve. Mesazhi i protestës së saj shkon për këdo që nuk është dakort me vendimin e prishjes së Teatrit, por edhe për ata socialistë korrekt të cilët ndjehen të turpëruar nga akti banditesk i kryeministrit.
Monika Kryemadhi ka mbi 48 orë që ka qëndruar te Teatri Kombëtar me artistët, ndërsa sot në orët e para të mëngjezit ajo u mor me forcë nga policia dhe u dërgua në komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

