Monika në Fier, kurse Rama në Durrës

Nga Herion Mesi

Monika Kryemadhi ka kërkuar në KQZ që ajo të marrë mandatin e Fierit, duke lenë atë të Tiranës, pasi ishte e para në listë në Fier dhe Tiranë. Me këtë lëvizje ajo i hapi udhë Petrit Vasilit të futet deputet në listën e Tiranës, pasi ishte i treti në listë. Por LSI mori vetëm dy mandate në Tiranë. Lëvizje kishte dhe në PS. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mbajë mandatin si deputet në qarkun e Durrësit. Pas dy mandatesh deputet i Vlorës, kreu i qeverisë ka zgjedhur të jetë përfaqësuesi i Durrësit në Kuvendin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama e vendosi emrin si në listën e qarkut të Vlorës dhe në atë të Durrësit, ku tek të dyja doli deputet, por këtë herë la Vlorën për Durrësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teuta Ramaj është deputetja e cila do të marrë mandatin në qytetin e Vlorës, pasi ishte renditur e 9 në listën e kandidatëve në këtë qark.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me vendimin që la mandatin e Vlorës për atë të Durrësit, vetë kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale theksoi se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij.

Mes të tjerash ai qartësoi se Durrësi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt vendin.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt! Shqipërinë2030”, tha kryeministri Rama.

Pas këtyre dy vendimeve të kreut të PS dhe asaj të LSI, KQZ do të jap mandatet e deputetit, pasi edhe të gjitha ankesat në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor janë mbyllur, duke pritur formalisht shpalljen fituese të Edi Ramës dhe PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Edi Rama pritet të bëjë një kabinet me profesionistë në shtator kur të mblidhet parlamenti i ri, sepse siç ka premtuar do të synojë për vitin 2030 për ta shndërruar Shqipërinë, sipas tij, në një shtet të fortë ekonomikisht. Projektet që ai ka shpalosur në fushatë, sidomos për Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës, do jenë projekte europiane. Ndërkohë opozita ndodhet e përçarë, në një udhëkryq të madh, pasi PD dhe LSI nuk kanë asnjë komunikim më pas datës 25 prill. Në PD ka filluar stina e përplasjeve se kush e kishte fajin, por përballë ndodhet një Edi Rama shtatlartë që po i gllabëron të gjithë, një e nga një. Me kaq deputetë si dhe mundet edhe disa kalime nga opozita drejt pushtetit, kryeministri Rama nuk do të ketë asnjë shqetsim parlamentar.

E vetmja gjë është që Ramën mund ta rrëzojë janë: vetvetja ose ekonomia e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?