“Mos e shisni votën”, Kryemadhi: Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, denonconi çdo presion qeveritar
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi publikon deklaratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit, i cili i bëri thirrje shqiptarëve që t’i rezistojnë presioneve apo intimidimeve për të shitur dhe blerë votën e tyre.
Përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi thekson se e duartroket këtë qëndrim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe i fton shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.
“Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: “VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!” Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: “…
Pubblicato da Monika Kryemadhi su Venerdì 16 aprile 2021