”Mos guxo të thuash PD, do nxjerrësh votën PS”, Berisha: Koha na thërret të ngrihemi në këmbë
Zgjedhjet qofshin ato lokale të 30 qershorit në 2019, apo dhe të fundit ku Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës janë të kontestuara nga PD-ja. Ndaj edhe në takimin me demokratët në Lushnje, Sali Berisha tregoi sipas tij sesi pas 25 prill PS-ja bënte presion tek numëruesit. Thirrja e ish-kryeministrit është që shqiptarët të ngrihen në këmbë.
”Numëruesit tanë, në Pallatin e Sportit në Elbasan, gra dhe djem heroike, të braktisur. Çfarë bënin kriminelët aty? Një gangster i binte pallatit verdalle dhe terrorizonte vajzat që numëronin. ”Mos guxo të thuash PD, do nxjerrësh votën PS”.
Dhe ajo ishte e pambrojtur nuk kishte kush ti dilte zot aty sepse ky ishte organizimi. A mund të pranojnë ne një gjë të tillë? Ky është një poshtërim që na ka bërë Rama dhe do përgjigjet deri më një.
Ja tregojmë ne si mund të terrorizojë demokratët me banditët e tij. Koha në thërret të bashkohemi, të ngrihemi në këmbë. Të ngremë PD dhe ti përvishemi narkoshteti për ta hedhur siç hodhën diktaturën komuniste”.