Mos hapja e negociatave në tetor, fajtorët jashtë nga politika!!
Nga Petrit Vasili
Tetori i këtij viti është një stacion kritik për Integrimin Evropian te Shqipërisë. Çdo moment kur është marre ne diskutim kjo çështje ka qene mjaft i rëndësishëm, por ky tetor ndryshon rrënjësisht nga te gjithë momentet e tjerë.
Shqipëria shkon ne Euroje ne tetorin me delikat me momentin historikisht me negativ te saj.
Tradicionalisht me pare ka pasur hapa qofte edhe simbolike, por qe mëtonin te ishin hapa përpara, në momentet e verifikimeve, që Brukseli ka bere përpara marrjes se vendimit te rëndësishëm, që ende nuk është arritur.
Ky tetor është pa asnjë diskutim me i errëti, qe Shqipëria po kalon.
Shpërbërja vertikale e te gjithë pushteteve është një realitet tronditës:
-qe nga parlamenti i asgjësuar nga kapja prej qeverise dhe shndërrimi ne noter i saj
-tek qeverisja produkt dhe shërbëtore e krimit trafiqeve dhe parave te pista,
-tek pushteti gjyqësor i kapuri shantazh ar e i përdhosur dhe pa gjykatat e nivelit me te larte dhe me një prokurori, qe mbulon dhe nuk zbulon krimin dhe korrupsionin
-deri tek asgjësimi i themelit te demokracisë dhe ndarjes se pushteteve, qe janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme te cilat u asgjësuan dhe u zëvendësuan nga votimet moniste ne 30 qershor.
Ky moment i erret shpërbërës është prezantimi me i zymte i Shqipërisë përballe një Europe ku kërkojmë te marrim hapjen e negociatave, të cilat kane dështuar për vite me radhe ne këtë tetor kritik.
Do duhej domosdoshmërish dhe menjëherë një akt madhor reflektues, që do te mund te rihapte një perspektive evropianë te rrezikuar keqas dhe me shanse afër zeros.
Zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe te menjëhershme do te ishin i vetmi hap, dhe asnjë tjetër, për te dhëne një sinjal përgjegjshmëria te thelle politike nga Shqipëria drejt Evropës.
Kurrkush ne Shqipëri sot nuk ka nevoje për një qëndrim as mish as peshk për negociatat, sepse realisht ai do te ishte thjesht një bllokim dhe hap prapa dhe asgjë me shume, përveçse vetëm do ti shërbente propagandës idiote te qeverise se rilindjes, e cila njihet për paturpësinë e saj ne kremtimin e hiç sukseseve dhe hapjen e shampanjës e dekoratat për hapjen e negociatave imagjinare te radhës.
Duhet pra një qëndrim i qarte për hapjen e negociatave.
Qëndrimet dele dash te deritanishme te Evropës për hapjen e negociatave, vendosja e kushteve, duartrokitjet për reforma inekzistente ,përgëzimet artificiale dhe hipokrite ne funksion te interesave personale te burokrateve te vegjël ne Bruksel, vetëm kane renduar se tepërmi situatën ne Shqipëri.
Shpërbërja shtetërore e te gjitha niveleve e pasqyruar shume qarte ne raportin e OSBE-IDIHR për votimet e paligjshme te 30 qershorit është një dëshmi politike, qe e bën tetorin e integrimit akoma me te zymte.
Rikthimi i votimeve moniste pa zgjedhje, refuzimi i dekreteve kushtetuese te presidentit, që krijoi hapësirën për te shpëtuar pluralizmin dhe sigurinë ne vend si dhe kapja e te gjithë pushteteve nga rilindja janë atentate te vërteta ndaj integrimit evropian te vendit
Sot nevojitet veprimi madhor zgjedhjet e lira dhe te ndershme, ai është i vetmi, qe ka mbetur për shpëtimin e Integrimit Evropian dhe evitimin e izolimit faktik qe do te pasoje për vendin.
Nuk na duhen ne tetor fraza te bukura kalemxhinjsh evropianë, qe qëndisin negociata qe nuk hapen, kushte qe shtohen dhe shpresa te rrema bajate te një objektivi, qe s’realizohet kurrë.
Negociata ose hapen pa asnjë kusht dhe ecim përpara ose do te thotë te shohim një film bajat te pare disa here.
Alibi për mos hapjen e negociatave nuk ka dhe as qe mund te ketë.
Instrumenti mbretëreshe është aty përpara te gjithëve dhe janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Kush i pengon ato duhet te behet gati te dale përfundimisht nga politika dhe ky është një vërdikt i hidhur nga i cili fajtoret nuk do te shpëtojnë dot me asnjë mjet e mënyre.
KOHA JONË SONDAZH

