Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Nuk ka shumë pjesmarrës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Mos na prekni fëmijët”, REL raporton për protestën e qytetarëve në Tiranë

Politikë E enjte, 9 Nëntor 2023 21:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”.

Ky rast u denoncua në një emision hulumtues në mediat shqiptare, të cilit iu drejtuan prindërit e vajzës. Pamjet e publikuara tregonin se edukatorja e tërhiqte me forcë 3-vjeçaren, së cilës i kishte mbetur këmba në hapësirën mes krevateve. Sipas prindërve, në atë moment i është thyer kocka e kofshës, ndërsa në video dëgjohet që vajza qanë. Veprimet e tjera të edukatores vijojnë me fjalor fyes, dhe me ushtrim dhune edhe pasi vajza është ngritur nga gjumi dhe vazhdon të qajë. Prindërit e saj kanë treguar se janë njoftuar nga drejtues të kopshtit rreth pesë orë pas këtij incidenti. Sipas tyre, drejtuesit e kopshtit janë përpjekur ta fshehin ngjarjen, duke u thënë se enjtja e këmbës kishte ndodhur nga pickimi i ndonjë insekti. Por, mjekët kanë konstatuar se bëhej fjalë për thyerje të kockës (femurit).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Ngjarja ka nxitur reagimin e shoqërisë në Shqipëri. Fillimisht u protestua ditën e martë në dyert e kopshtit jopublik, i cili u mbyll menjëherë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të enjten, qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit në Tiranë kërkuan dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Arsimit. Kërkesa vjen pasi vetë ministria pranoi se kopshti nuk kishte licencë nga ky institucion. Pronari e kishte regjistruar kopshtin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk kishte licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti në shërbim të fëmijëve. Ministria e Arsimit deklaroi se përgjegjësia e saj është vetëm pajisja me licencë, por jo kontrolli nëse biznese të tilla ushtrojnë aktivitete pa licencë. Megjithatë, ky institucion vendosi ngritjen e një task-force për të verifikuar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete në shërbimet për fëmijët. “Duhet patjetër kontroll dhe çerdhet private. Janë bërë si kërpudha. Skena të tmerrshme. Edukatoret nuk e dinë se çfarë kualifikimi kanë, i marrin dhe i sjellin aty”, tha një protestuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është e paqartë se si ka arritur ky kopsht të funksionojë pa licencë dhe pa iu përgjigjur institucioneve sa i përket detyrimeve nga taksat dhe tatimet. Pronari i kopshtit është proceduar për tri akuza: “ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave”, dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Protestuesit më pas vazhduan marshin e tyre nga Ministria e Arsimit drejt asaj të Brendshme.

“Jemi këtu për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet”, tha një qytetare, ndërsa folës të ndryshëm në protestë kërkuan që kjo ngjarje të pasohet me dorëheqje të zyrtarëve nga dy ministritë. Veç dhunës së ushtruar në kopsht, neglizhencës së institucioneve që kanë lejuar funksionimin e këtij subjekti, ka dyshime se edhe policia e ka neglizhuar ngjarjen. Për këtë arsye dy punonjës të komisariatit numër 1 në Tiranë, me gradë nënkomisar janë pezulluar dhe po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Policia tha se “ka dyshime se dy nënkomisarët, nuk kanë kryer veprimet e duhura hetimore për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit”. Të pezulluar janë edhe tre oficerë të policisë. Prindërit që ishin në protestë kanë kërkuar që të garantohet siguri për fëmijët në kopshte dhe shkolla përmes kontrolleve periodike në të gjitha institucionet e arsimit./REL/

Etiketat e lidhura

3-vjeceprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 38 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 51 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 1 ore

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.