Blendi Gonxhja: Mos puno më shumë se 8 orë në ditë i papaguar! Mos puno në ditën e pushimit javor apo ditët e festave zyrtare i papaguar!
Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja shkruan: MOS PRANO TË PAGUHESH ME PARA NË DORË. PAGA E PLOTE KALON VETËM PËRMES SISTEMIT BANKAR
Mos prano të punosh me një pagë më të ulët se paga minimale në shkallë vendi.
Nënshkruaje kontratën e punës vetëm nëse je dakord me të gjithë elementët e saj!
Mos prano të punosh i pasiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore;
Mos puno më shumë se 8 orë në ditë i papaguar! Mos puno në ditën e pushimit javor apo ditët e festave zyrtare i papaguar!
Kërko të drejtën tënde për leje vjetore, të paguar!
Mos lejo të diskriminohesh në vendin e punës! DENONCO OSE ANKOHU PËR ÇDO PADREJTËSIPRANË INSPEKTORATIT TË PUNËS:
- Duke plotësuar formën e mëposhtme https://inspektoriatipunes.gov.al/denonco-shkelje-te-te…
- Dërgo email në 📧 info@sli.gov.al
- Telefono në numrin e telefonit ☎️ +355423684664 dhe pranë çdo zyre të Inspektoratit të Punës në të gjithë vendin.