FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kam 1 kontratë për të respektuar”, Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Olta Gixhari ka reaguar në Instagram pas deklaratave të Rozanës në “Big Brother VIP Albania”, ku ajo pyeti se pse Gerta Gixhari nuk fliste për motrën e saj, Oltën, duke përmendur një mesazh urimi që kishte marrë nga Gerta. Kjo ka ngjallur interes dhe ka hapur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në edicionet e ndryshme të Big Brother.

Në reagimin e saj, Olta ka sqaruar situatën, duke theksuar se heshtja e saj në rrjetet sociale lidhet me një kontratë që ajo ka si opinioniste në Big Brother VIP Kosova. Ajo ka shpjeguar se për arsye profesionale, nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, e cila është pjesë e edicionit të Big Brother VIP Albania.

Në InstaStory, Olta shkroi: “Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma ‘preki’ njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky reagim ka hedhur dritë mbi dashurinë e thellë dhe mbështetjen e Oltës për motrën e saj, pavarësisht heshtjes së saj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?