Mosbindje civile deri në ditën e zgjedhjeve, Berisha: Duam qeveri teknike
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Sali Berisha tha se PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon. Për të mosbindja civile do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve.
”PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë. Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile”.
Për kreun demokrat programi ekonomik, do të jetë lokomotiva e fushatës së PD-së. ”Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do të jetë, programi ekonomik i PD”.