Mot i keq, Rama qetëson qytetarët: Strukturat shtetërore në terren për normalizimin e situatës

Shqipëria sot është zgjuar nën pushtetin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

Brenda pak minutave shi, shumë qytete dhe fshatra u përmbytën, duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve. Trafiku në Tiranë ka qenë në kaos, është pezulluar lëvizja dhe shumë rrugë janë përmbytur.

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore kanë dalë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i rështë! Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rreptësisht rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?