Moti i keq anulon dhe shtyn disa lundrime nga Porti i Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar anulimin e një lundrimi të kësaj të shtune si dhe shtyrjen e orarit për 2 nisje të tjera nga Porti i Durrësit të datave 6 dhe 7 janar. Shkak ka qenë moti.

Njoftimi i plotë:

Njoftojme te gjithe pasagjeret se si rezultat i kohes se keqe; Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024. Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.

Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.

Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.

Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.

Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.

SHKARKO APP