Moti i keq/ Mblidhet Zyra Operacionale, Rama: Të angazhuar në përballimin e situatës, Prençi: Të vështira 3 ditët e ardhshme

Moti i keq në vend ka detyruar kryeministrin Edi Rama që të mbledh Zyrën Operacione në lidhje me marrjen e masave për përballimin e situatës.

Gjatë fjalës së tij kreu i emergjencave Civile, Shemsi Prençi paralajmëroi se në 3 ditët në vijim do të ketë ulje të theksuar të temperaturave, deri në -20 gradë.

Nga ana tjetër ai pohoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës, ndërsa shtabet e emergjencave janë ngritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në ditët në vazhdim do kemi ulje të temperaturave deri ne 20 gradë. Do përballemi me ngrica të forta”, tha Prençi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kryeministri Rama pohoi se të gjitha strukturat kanë marrë masat.
“Për shkak të kësaj problematike, ajo që në të shkuarën është paraqitur si një plagë nga mosmirëmbajtja e rrugëve, këtë herë ka funksionuar dhe po funksionin”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?