Moti i keq, Veliaj: Jemi në gatishmëri të plotë

Shtabi i Emergjencave në Bashkinë e Tiranës është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me masat që do të merren për shkak të motit të keq.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj këshilloi të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të ftohta.

“Merrni masa kur dilni jashtë. Evitoni aktivitetet e rënda fizike që u shkaktojnë djersitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do i lusja të gjithë qytetarët që shëtitjet në Malin e Dajtit t’i ruajnë për javën tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse shihni njerëz në nevojë, që dridhen nga i ftohti, njoftoni emergjencat”, këshilloi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,  tha që pas kësaj mbledhjeje administratorët e njësive duhet të nisin menjëherë identifikimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe të moshuarit që jetojnë vetëm. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të evitojnë ekskursionet dhe të mos shkojnë në malin e Dajtit këto ditë.

“Administratorët të mblidhen dhe të bëjnë identifikimin e personave me aftësi të kufizuar ose personave të moshuar që jetojnë të vetmuar. Qytetarët të njoftojnë pranë administratorëve për personat që ata kanë dijeni se jetojnë në kushte vetmie.
Kemi marrë masat që ndërmarrjet tona sidomos në zonat e thella të fillojnë hedhjen e kripës. Për të gjithë qytetarët ju bëjmë thirrje: Kufizoni daljen në orët e ftohta. Mbuloni kokën e duart. Janë gjëra që të gjithëve jua pret mendja. Evitoni punën fizike. Mos shkoni në Dajt tani, por pasi të kalojë kjo situatë. Do ju lusja ta ruanit pasi të kalojë ky i ftohtë edhe për efekt të rrugëve të bllokuara. Të gjitha ekskursionet t’i lënë për javën tjetër. Qytetarët të njoftojnë në numrin 112 nëse shohin njerëz në vështirësi”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se salla e këshillit bashkiak do jetë e hapur për këdo që e kap vala e të ftohtit në rrugë.

Ndërsa më pas policia dhe zjarrfikëset kanë raportuar për situatën dhe masat që kanë marrë për të përballuar të ftohti dhe reshjet që pritet të përfshijnë qendrën e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?