Moti i nxehtë në Europë, priten temperatura deri në 47 gradë
Moti po ngrohet tej mase, duke arritur në shifra të padëgjuara. Temperaturat maksimale deri në 47 gradë Celsius priten në disa pjesë të Spanjës jugore, Italisë juglindore dhe ndoshta në Greqi më vonë gjatë javës. Ka të ngjarë që disa rekorde të tejkalohen, sepse mund të arrijë edhe 50 gradë celsius.
E gjithë Europa duket flakë. Në Shqipëri temperatura shkon në 38 gradë celsius. Por java e ardhshme do të jetë edhe me ekstreme.
Ndërkohë, Greqia është goditur sot nga temperaturat prej 40C (104F) bile do të jenë edhe me të larta ditët e fundit. Në disa pjesë të kryeqytetit grek edhe 42 gradë. Akropoli në Athinë – atraksioni më i njohur turistik i vendit – u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.
Specialistët thonë se planeti Tokë po ngrohet çdo vit, duke shkuar drejt një rritje temperaturash rekord në histori, që do të sjellin pasoja në jetën e njerëzve.