Moti keq, Veliaj: Mirënjohje trupave në terren, do ta menaxhojmë pa panik dhe me solidaritet këtë situatë

Teksa stuhia me reshje shiu vijon në Tiranë, kryetari i Bashkisëm Erion Veliaj ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet. Veliaj siguron se kjo situatë do të menaxhohet edhe kësaj here pa panik e me solidaritet, ndërsa ka publikuar dhe pamje nga puna në terren e gjithë ekipeve të Bashkisë.

“Ju lutem evitoni lëvizjet e panevojshme gjer sa reshjet të kullojnë dhe skuadrat tona të largojnë dhjetëra pemë të rëna nga stuhia! Si gjithmonë dhe kësaj here do ta menaxhojmë pa panik e me solidaritet këtë situatë, që në vendin fqinj la jo pak viktima! Kujdes të moshuarit e fëmijët! Mirënjohje trupave në terren”, shkruan Veliaj.

Stuhia Ciarán ka sjellë erëra të forta në Francë, Ishujt e Kanalit dhe Anglinë jugore, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar qindra shkolla të mbyllen. Edhe në Itali pati vërshime të lumenjve duke sjellë probleme të shumta nëpër qytete.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SHKARKO APP